Presidenti i shtetit, Hashim Thaçi, ka thënë se do ta duartrokasë çdo marrëveshje për presidentin që bëhet në negociatat për krijim të qeverisë, raporton Gazeta Express
Thaçi ka thënë se ka qenë pjesë disa herë e negociatave për krijim të qeverisë, e se thotë se i di vështirësitë dhe pengesat që mund të paraqiten në spektrin politik kur diskutohet për koalicion.
“Sa i përket zhvillimit dhe debatit të partive unë jam një nga këta liderë që kam përvojë në këto debate. Kam marrë pjesë katër-pesë herë në themelimin e qeverive të Kosovës nga paslufta. I di vështirësitë dhe pengesat që mund të paraqiten mes spektrit politik për të diskutuar për arritjen e marrëveshjes, është krejt normale dhe natyrisht se partia fituese është ajo që e përcakton partnerin”, thotë Thaçi.
Thaçi thotë se do të përkrahë çfarëdo marrëveshje që arrihet për postin e presidentin nga dy partitë që po negociojnë për koalicion.
“Kemi një realitet tjetër në Kosovë, çdo marrëveshje që arrihet unë e përshëndes dhe do ta shtyj përpara, është me interes që të mos humbet kohë, Kosova është në një stad shumë të zhvilluar për krijimin e institucioneve, çdo marrëveshje edhe për president unë vetëm do ta duartrokas”, ka thënë ai. /GazetaExpress/








