Presidenti Hashim Thaçi është deklaruar pas takimit me kreu e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Thaçi ka thënë se i ka dhënë Kurtit 48 orë afat për ta nominuar kandidatin për kryeministër, raporton Express
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka thënë se Kurti sot nuk ishte i gatshëm të ofrojë propozimin e të nominuarit nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe se për këtë arsye ka vendosur t'i japë kohë shtesë edhe 48 orët e ardhshme.
"Prandaj, kam vendosur që t’i ofroj z. Kurti kohë shtesë edhe 48 orët e ardhshme për nominimin e kandidatit/kandidates për kryeministër të ardhshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës, para se të marrë veprimet e radhës kushtetuese dhe ligjore", ka shkruar Thaçi. /Gazeta Express








