Sonte rreth orës 20:00, policia ka marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën "Nëna Terezë" në Fushë Kosovë, konfirmoi për Express zëdhënnësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se “bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë dyshohet të jetë lënduar një person i cili është dërguar për trajtim mjekësor”.
“Ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”,, përfundoi Ahmeti.








