Olt Kondirolli ka përfunduar garimin e tij në not 100 metra stil i lirë. Ai garoi në grupin e parë dhe përfundoi në vendin e dytë me kohë 54:33.
Ai arriti të thyente rekordin e tij personal, por fatkeqësisht nuk ia doli të kualifikohej në gjysmëfinale, shkruan Gazeta Express.
Bateritë tjera patën garues me kohë më të shpejtë dhe kështu notarit kosovar iu pamundësua kualifikimi në mesin e 16 notarëve më të mirë.
Nga 70 garues sa morën pjesë, Olt Kondirolli u rendit i 64-ti, pasi që bateria e tij ishte më e ngadalshmja.
Kondirolli ishte garuesi i tetë i Kosovës që garon në Lojërat Olimpike "Tokyo 2020".
Pas tij, në ditët në vijim do të garojnë edhe Musa Hajdari, Loriana Kuka dhe Egzon Shala./Gazeta Express/








