Qendërmbrojtësi brazilian do të largohet nga Paris Saint-Germaini në fund të këtij sezoni
Thiago Silva dëshiron të transferohet në Barcelonë.
Qendërmbrojtësi brazilian do të largohet gjithsesi nga Paris Saint-Germaini gjatë verës që vjen pasi do t’i skadojë kontrata.
Dhe, e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” shkruan se veterani i mbrojtjes e preferon gjigantin katalunas, përcjell Gazeta Express.
Në rast se kampioni spanjoll e transferon Silvan si lojtar të lirë, atij do t’i realizohej ëndrra për të luajtur përkrah Lionel Messit.
Silva ka luajtur me sukses në vitet e fundit në Paris, ku ishte transferuar nga Milani.
Ai ishte njëri prej mbrojtësve më të mirë në Evropë në dekadën e fundit. /Gazeta Express/








