Ylli i Vancouver Whitecaps, Thomas Müller, ka mohuar zërat për një rivalitet personal me superyllin e Inter Miami, Lionel Messi, përpara finales së MLS Cup, duke i quajtur këto spekulime si të ekzagjeruara nga mediat.
Dy legjendat u përballën më herët këtë muaj në finalen e MLS Cup, ku Inter Miami triumfoi 3-1 dhe mbylli sezonin me trofe. Fitorja u interpretua nga shumëkush si “hakmarrje” për Messin, pas disa humbjeve të mëparshme ndaj ekipeve të Müller në nivel klubesh dhe kombëtaresh.
Por Müller e hodhi poshtë këtë narrativë.
“Nuk njihemi shumë mirë,” tha ai për Süddeutsche Zeitung. “Ka pasur gjithmonë respekt mes nesh. Nuk ka qenë kurrë personale dhe as nuk është shndërruar në një rivalitet të madh.”
Ish-lojtari i Bayern Munich shtoi se Messin e konsideron unik:
“Ka respekt të ndërsjellë. Për mua kjo është e vetëkuptueshme. Ai është unik, i pazëvendësueshëm dhe, sipas mendimit tim, më i miri.”
Müller shpjegoi gjithashtu pse e vlerëson Messin më lart se Cristiano Ronaldon:
“Messi bashkon shifrat, rezultatet dhe estetikën e futbollit në një mënyrë që nuk e gjen askund tjetër. Ai mund të bëjë pothuajse gjithçka.”
Në fund, Müller qeshi me mënyrën se si finalja u paraqit nga mediat si një duel personal:
“Gjithçka u fry shumë, u kthye në Messi kundër Müller. Për mua ishte thjesht një finale e MLS Cup. Takimi ynë ishte shumë respektues.” /GazetaExpress








