Kosova u bë dje më në fund me kryeparlamentar pas pritjes disamuajshe.
Ky post i privilegjuar do t’i takojë deputetit të Vetëvendosjes, Dimal Basha.

Ferizajasi është një tifoz i madh i futbollit, ndërsa dikur ishte edhe vetë futbollist tek ekipi i qytetit të tij, FC Ferizaj.

E sa i përket tifozllëkut, Basha është mjaft i veçantë, shkruan “Gazeta Express”.
Në fakt, kryeparlametntari i ri i Kosovës, i cili i mori dje 73 vota nga deputetët, është tifoz i, besoni apo jo, Tottenhamit.

Një gjë të tillë ai e konfirmon në profilin e tij në njërin prej rrjeteve sociale, ku e përshkruan veten si tifoz i Tottenham Hotspur, ndërsa i ndjek me ëndje edhe garat e Formula 1.

Sa i përket Tottenhamit, Basha mund të jetë tifozi i vetëm në Kosovë, ose prej të paktëve që e simpatizon këtë klub modest e simpatik të Anglisë, i cili në këtë vit e arriti suksesin maksimal kur e fitoi Ligën e Evropës. /Gazeta Express








