Shqipëria do të nis kampanjën e saj në Kampionatin Evropian ditën e shtunë.
Në mbrëmje, kuqezinjtë do të përballen me kampionin në fuqi të Evropës, Italinë, shkruan Gazeta Express.
e Tifozat Kuq e Zi kanë nisur organizimin rreth kësaj ndeshje, teksa kanë treguar detaje rreth agjendës së tyre para lojës.
Vendtakimi jonë përpara ndeshjes Itali - Shqipëri në Dortmund do të jetë në “Westpark”, në adresën: Rittershausstraße, 44137 Dortmund, Germany. Atmosfera para ndeshjes do të fillojë që në orën 14:00 dhe marshimi për në stadium në grup do të bëhet në ora 17:15 nga Möllerbrücke", thuhej ndër tjera në njoftimin e TKZ.








