Një tifoz i Juventusit shkakton kaos në një avion duke brohoritur brenda tij.
Të shtunën e kaluar u zhvillua ndeshja Cagliari – Juventus, një takim që “juventinët” e humbën pavarësisht një paraqitjeje shumë të mirë, dhe disa tifozë bardhezinj morën fluturimin Romë – Cagliari për të mbështetur Juven.
Gjatë fluturimit, tifozët nisën të këndonin këngë të Juventusit, çka bëri që njëri prej tyre, pa dashje, të aktivizonte sistemin e emergjencës për maskat e oksigjenit.
Si pasojë, maskat e oksigjenit u hapën në avion dhe situata u bë disi kaotike.
Stjuardesat arritën më pas të qetësonin pasagjerët dhe t’u shpjegonin se çfarë kishte ndodhur, raporton “One Football”.
Sapo zbritën nga avioni, Polaria (policia ajrore e Cagliarit) po e priste tifozin për ta informuar mbi dëmet e shkaktuara dhe ai ishte denoncuar./GazetaExpress/








