Një YouTuber vendosi të presë flokët ndërsa ishte ulur në tribuna, ndërsa Minnesota Timberwolves mposhti Dallas Mavericks.
JiDion bëri një prerje flokësh në palestër për habinë e të gjithëve brenda 'Target Center".
Ylli i Timberwolves, Anthony Edwards, pati një reagim veçanërisht të sinqertë ndaj incidentit pasi mbeti gojëhapur, transmeton Gazeta Express.
Nga transmetimi duket qartë se si shokët e tifozëve, ashtu edhe lojtarët që ishin të pranishëm, momenti iu duket tepër qesharak.
Prerja e flokëve zuri në qendër të vëmendjes ndërsa kamera iu drejtua JiDion, i cili ishte ulur në rresht para frizerit të tij.









