Lojërat Olimpike verore që sivjet mbahen në kryeqytetin e Japonisë në Tokio nuk do të kenë tifozë
Këtë vendim e kanë marrë sonte autoritetet e Japonisë të cilat kanë njoftuar komitetet olimpike në mbarë botën që nuk do të këtë fansa nëpër stadiume.
Këtë e ka bërë të ditur edhe Komiteti Olimpik i Kosovës.
“Të gjitha garat e Lojërave Olimpike Tokyo 2020 do të zhvillohen pa praninë e tifozëve, pas vendimit të Qeverisë së Japonisë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Japoni, si pasojë e numrit të rasteve me pandeminë Covid 19”, kanë shkruar KOK në faqen e tyre në Facebook. /GazetaExpress/








