Në moshën 43-vjeçare Tom Brady nga Kalifornia fitoi një tjetër titull kampion në futbollin amerikan, këtë herë me skuadrën e Tampa Bay Buccaneers.
Skuadra nga Florida fitoi për herë të dytë në historinë e saj titullin kampion pasi mposhti lehtësisht në finalen e Super Bowl, Kansas City Chiefs me rezultatin 31-9.
Tom Brady ishte thjeshtë fantastik dhe falë tre touchdown-eve të realizuar u shpall MVP-ja i finales.
Zhgënjyen ndërkohë Patrick Mahomes me shokë të bllokuar nga mbrojtja e shkëlqyer e Tampa Bay.
Kansas City nuk arriti dot të mbronte titullin e edicionit të kaluar. Ndërkohë Tom Brady fitoi titullin e tij të 7-të në karrierë në Super Bowl dhe për të 25-ën herë si Mvp.








