Trepça e siguroi këtë të diel kalimin për në finale të “Play-Offit” në Superligën e Kosovës në basketboll.
Trepça eliminoi Sigal Prishtinën duke triumfuar 3:2 në serinë gjysmëfinale, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja e pestë gjysmëfinale, e zhvilluar në kryeqytet, përfundoi me shifrat 74:77.
Mitrovicasit e ndoqën këtë ndeshje nga palestra sportive “Minatori”.
Si çdoherë, edhe sonte aty për atmosferën u përkujdesen “Torcida”.
Trepça në finale do të përballet me Pejën. Seria finale do të nisë javën e ardhshme. /Gazeta Express/








