Trajneri i njohur kosovar do ta zëvendësojë trajnerin e larguar së fundmi, Agim Sopi
Afrim Tovërlani është trajner i ri i Feronikelit, shkruan Gazeta Express.
Klubi nga Drenasi ka njoftuar sot se e ka emëruar “Tokin” si trajner të ri, në vend të Agim Sopit, i cili u nda së fundmi me kampionin aktual kosovar.

“Pas ndërprerjes së bashkëpunimit me trajnerin, Agim Sopi, FC Feronikeli ka vendosur që drejtimin e skuadrës të ia besojë trajnerit nga kryeqyteti, Afrim Toverlani. Tovërlani, i njohur për publikun si “Toki”, është ndër trajnerët më të trofeshëm të Superligës së Kosovës dhe po rikthehet në skuadër pas trofeve të fituar në sëzonët 2014/15 dhe 2015/16”, thuhet në njoftimin e Feronikelit.
Tovërlani është njëri prej trajnerëve më të suksesshëm në futbollin kosovar. /Gazeta Express/









