Bale ishte shumë afër largimit nga Reali, por papritur, gjithçka ndryshoi dhe sot uellsiani vazhdon të luajë në ‘Santiago Bernabeu’ dhe po kalon një ndër sezonet më të dobëta në karrierë.
Cosmin Olaroiu, trajneri i Jiangsu në Kinë, në një intervistë ka zbuluar prapaskenat e transferimit të mundshëm të Gareth Bale në verën e vitit 2019.
Ai tregon se si Bale ishte me një këmbë jashtë Realit, por brenda natës ndryshoi gjithçka.
“Transferimi ishte shumë afër. Klubi arriti akord me agjentin e tij, gjithashtu arritëm marrëveshje edhe me Madridin, në muajin e fundit, nuk e di çfarë ndodhi. Humbën disa ndeshje miqësore dhe Madridi ndërroi mendjen”, deklaroi Olaroiu.
"Së pari ata thanë se do ta lirojnë atë dhe se ne do të duhet të paguajmë pagën e tij, atëherë papritmas ata thanë 'Jo, ju duhet të paguani për transferimin". Dhe të paguajmë për një transferim dhe pagën e tij, atëherë po dilte pak jashtë buxhetit, kështu që ne kërkuam një lojtar tjetër. E di se ishte kompletuar 90%, por brenda natës gjithçka ndryshoi. Dhe Real Madrid e bëri atë ndryshim, jo ne”. /Gazeta Express/








