Këta janë 3 vëllezërit Berisha nga Gjakova, të cilët pos jetës ndajnë edhe punën së bashku.
Gazetare: Gelina Maloku
Ata tash e 11 vjet bëjnë pastrimin e xhamave në një mënyrë krejt ndryshe, e cila në shikim të parë mund të duket goxha e rrezikshme për secilin prej nesh.
Objektet që ata ngjisin çdo ditë janë të larta e shumëkatëshe, por që në përditshmërinë e tyre kjo nuk paraqet rrezik, pasi secili i ka pajisje mbrojtëse.








