Lybomir Minchev nuk do të jetë më trajner i Trepçës.
Klubi mitrovicas ka njoftuar këtë të hënë se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin bullgar, shkruan Gazeta Express.
Trepça regjistroi tri humbje dhe katër fitore në shtatë ndeshjet e para të këtij sezoni në Superligë.
Minchev e mori drejtimin e "Xehetarëve" vitin e kaluar, teksa fitoi Kupën e Kosovës dhe së fundmi Superkupën Mbarëkombëtare.
Njoftimi i plotë nga KB Trepça:
"Faleminderit Lubo Minchev, gjithnjë do jesh një nga ne.
Pas një bashkëpunimi të gjatë dhe shembullor, kemi vendosur të ndajmë rrugët me trajnerin Lubomir Minchev. Vendimi u mor me marrëveshje të dyanshme.
Minchev mori drejtimin e skuadrës sonë në verën e vitit 2021. Ka dhënë kontribut të madh në vënien e themeleve të një klubi profesional. Me Minchevin kemi arritur të gjitha finalet e mundshme dhe kemi fituar Kupën e Kosovës dhe Superkupën Mbarëkombëtare.
Por pas mini-krizës në rezultate kemi vendosur të ndajmë rrugët.
Falenderimet më të sinqerta për Minchevin. Ai do të mbetet gjithnjë njëri nga ne, pjesë e familjes së madhe TREPÇA". /Gazeta Express/








