Trepça do ta nisë sonte aventurën e re në FIBA Europe Cup.
Mitrovicasit do të jenë në grup së bashku me ekipin nga Islanda, Tindastoll, si dhe atë nga Estonia, Parnu.
Fillimisht, xehetarët do të takohen me ekipin e Tindastoll sonte, takim që nis nga ora 18:00, shkruan “Gazeta Express”.
Më pas, nuk do të ketë pushim për mitrovicasit, pasi një ditë më vonë, pra nesër, do të përballen me skuadrën vendase, Parnu, po nga ora 18:00.
Trepça ka udhëtuar drejt Estonisë të dielën, aty ku do të zhvillohet kjo garë.
Kjo nuk është hera e parë për mitrovicasit që marrin pjesë në FIBA Europe Cup.
Debutimin e tyre e bën vjet, ku ishin organizator të këtij turneu, por që nuk arritën kualifikimin në grupe.
E sa jemi tek grupet, janë gjithsej shtatë, një me katër skuadra dhe gjashtë me tri.
Vetëm vendi i parë do të kualifikohet në grupet e edicionit të rregullt në FIBA Europe Cup.
Kujtojmë që Trepça është nënkampione e Kosovës dhe fituese e Kupës së Kosovës. /Gazeta Express/








