Klubet kosovare të basketbollit kanë nisur të bëjnë ndryshime në ekipet e tyre.
Kampionia aktuale, Trepça ka njoftuar se i ka ndarë rrugët me basketbollistin amerikan, Desmond Cambridge, shkruan “Gazeta Express”.
“Xehetarët” i kanë uruar suksese në vazhdim të karrierës lojtarit të tyre të deritashëm, ndërsa gjatë janarit pritet që klubi Gjelbër e Zi të bëjë përforcime.
Më poshtë mund ta shihni njoftimin e kampionëve të Kosovës.
Ndërkohë, Sigal Prishtina është përforcuar së fundmi me fundorin amerikan, Ricky Tarrant.
Klubi Bardhekaltër e ka zbuluar përforcimin e radhës përmes faqes së vetë zyrtare në Facebook. /Gazeta Express/








