Pas përfundimit të ndeshjeve gjysmëfinale, është koha për finalet e “Play-off”-it, ku priten super-ndeshje mes Trepçës dhe Pejës.
Mitrovicasit e mundën Bashkimin në çerekfinale dhe më pas Sigal Prishtinën në gjysmëfinale, kurse pejanët e eliminuan kampionin Golden Eagle Ylli në gjysmëfinale, shkruan “Gazeta Express”.
Ndeshja e parë do të zhvillohet në Mitrovicë, ndërsa skuadra që i shënon tri fitore, shpallet kampione e Kosovës.
Më poshtë mund ta shihni orarin e plotë të ndeshjeve finale:
E mërkurë
20:00 Trepça – Peja
E diel
17:00 Peja – Trepça
11 maj
E enjte
20:00 Trepça – Peja
14 maj
17:00 Peja – Trepça (Finalja IV eventuale)
18 maj
20:00 Trepça – Peja (Finalja V eventuale)








