Trepça ka regjistruar edhe fitoren e dytë radhazi në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.
Pasi mposhti Ponte Prizrenin, skuadra e drejtuar nga Lyubomir Minchev sonte mposhti skuadrën tjetër nga ky qytet, Bashkimin, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë – shkruan Gazeta Express.
Ndeshja e zhvilluar sonte në palestrën “Minatori” ka përfunduar me rezultatin 75:68. Për "portokallezinjtë" ishte humbja e parë, krahas një fitoreje.
Erjon Kastrati me 20 pikë dhe Clevon Brown Jr me 12 sosh, ishin dy basketbollistët më të dalluar në këtë fitore të “Xehetarëve”.
Kurse, te Bashkimi u dallua Fahro Alihodzic me 19 pikë.
Trepça në javën e ardhshme luan në udhëtim te Rahoveci, kurse Bashkimi luan kundër rivalit lokal, Ponte Prizreni. /Gazeta Express/








