Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka reaguar me tone triumfaliste për atë që Kosova dhe Serbia janë dakorduar në Berlin.
"Secili thoshte se kjo nuk mund të bëhet. Por për herë të parë pas shumë vitesh do të këtë fluturime direkte ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Një fitore tjetër", ka shkruar Trump, duke i falënderuar bashkëpunëtorët e tij Robert O' Brien dhe ambasadorin Richard Grenell.









