Ndeshja Go Ahead Eagles – Stuttgart në Europa League u fitua bindshëm 4-0 nga gjermanët, por një incident i shëmtuar në minutën e 74-të mori vëmendjen kryesore.
Sulmuesi suedez i Eagles, Victor Edvardsen, u kap nga kamerat duke bërë një gjest nënçmues ndaj mesfushorit të Stuttgartit, Angelo Stiller.
Sipas mediave holandeze, Edvardsen tallte hundën e Stillerit, një veprim që u interpretua si ofendim ndaj pamjes së tij fizike.
Stiller ka lindur me çarje në buzë (cleft lip), një detaj i njohur publikisht, prandaj gjesti u konsiderua veçanërisht i ulët dhe i ndjeshëm.
Pamjet e incidentit shkaktuan reagime të forta menjëherë pas ndeshjes, duke përfshirë edhe kritikat e ish-yllit holandez Wesley Sneijder, i cili tha se “këto gjeste janë shumë të gabuara” dhe kërkoi që Edvardsen të kërkojë falje.
Lojtari suedez justifikoi sjelljen e tij duke thënë se “emocionet e kishin kapluar”, dhe se nuk e di nëse do të kërkojë falje, por mund ta bëjë nëse takohet me Stillerin sërish.
Incidenti pritet të shqyrtohet nga organet disiplinore dhe ka hapur debat të gjerë për sjelljen e lojtarëve në fushë dhe respektin mes profesionistëve. /GazetaExpress/
Yesterday we witnessed a shameful attitude from Edvardsen who was consistently mocking the nose deformity and cleft lip of Angelo Stiller.
It's probably jealousy, since Stiller is already 3x the player Victor will ever be.
We are with you Angelo 🇩🇪❤️
pic.twitter.com/00mt97GDvX








