Ylli i Anglisë, Phil Foden, dhe partnerja e tij, Rebecca Cook, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të tretë.
Futbollisti 24-vjeçar ka qenë duke luajtur për Kombëtaren e Anglisë në Kampionatin Evropian aktual në Gjermani këtë verë, por ai u kthye në shtëpi në Mbretërinë e Bashkuar të mërkurën për të qenë me Rebeccën, dhe tani ajo ka lindur.
Ndërkohë, sot Foden i është rikthyer stërvitjeve me "Tre Luanët", transmeton Gazeta Express.
"Urime dhe mirë se u ktheve, Phil Foden", ishte përshkrimi i kombëtares angleze në një video të publikuar në llogarinë e tyre në Twitter.
Mbetet të shihet nëse Foden do të luajë në duelin e së dielës ndaj Sllovakisë në 1/8 e finales në Euro 2024. /Gazeta Express/








