Legjenda e futbollit italian Roberto Baggio ka folur për 'dhunën' që ai dhe familja e tij përjetuan pasi grabitësit e armatosur kryen një 'sulm të rrufeshëm' ndaj tyre ndërsa po shikonin ndeshjen e Euro 2024 mes Spanjës dhe Italisë në shtëpinë e tyre.
Baggio, 57 vjeç, ishte në shtëpinë e tij në Altavilla Vicentina, një qytet i vogël në Italinë veriore, që ndodhet rreth një orë larg nga Venecia, rreth orës 10 të mbrëmjes me kohën lokale, kur banda prej pesë vetësh hyri me forcë brenda.
Ndërsa Baggio u përpoq t’i përballonte hajdutët, ai u godit në kokë me pjesën e pasme të një arme, para se ai dhe familja e tij, e përbërë nga gruaja e tij, dy djemtë, vjehrra dhe kunati, të mbylleshin në një dhomë.
“Fillimisht, unë dhe familja ime dëshirojmë t’i falënderojmë të gjithë për dashurinë e madhe që kemi marrë. Faleminderit shumë. Në rrethana të ngjashme, çdo gjë mund të ndodhë, dhe për fat të mirë dhuna e pësuar shkaktoi vetëm disa qepje, mavijosje dhe shumë frikë. Tani gjithçka që mbetet është të kapërcejmë frikën", tha Baggio.








