Emisioni “Favoriti i Europianit” vjen edhe sonte në shtëpitë e juaja me një panel fantastik.
Të ftuar në studion e “Favoritit” janë Ismet Munishi, Granit Begolli, Samir Ujkani dhe Bleron Ajeti.
Zëvendësdrejtori i kombëtares së Kosovës, dhe ish-portieri i shumë skuadrave në Belgjikë e Itali, Samir Ujkani ka treguar se kë e preferon si portier, por edhe nga e gjente inspirimin.
“Inspirimi im gjithmonë ka qenë Gianluigi Buffon, e kam parë live, kam luajtur ndaj tij, kam folur edhe me të, ka qenë një njeri shumë i mirë, e shumë herë edhe më ka këshilluar”, tha ai.
“Por, për momentin, portieri më në formë e më i miri në botë është Jan Oblak”, shtoi Ujkani.









