Oleksandr Usyk ka konfirmuar se po largohet nga Ukraina për të filluar përgatitjet për një revansh kundër Anthony Joshuas, që ka të ngjarë të zhvillohet në Londër në qershor.
Kampioni i botës në peshat e rënda IBF, WBA dhe WBO po merr një rrugë ndryshe nga bashkëkombësi i tij Vasyl Lomachenko, i cili u tërhoq nga lufta kundër George Kambosos për të mbetur në Ukrainë.
“Kam vendosur të filloj përgatitjet për një revansh me Anthony Joshua ”, tha Usyk në Instagram.
“Kështu do ta ndihmoj më shumë vendin tim dhe është më mirë sesa të jem në mbrojtje territoriale dhe të vrapoj nëpër Kiev me mitraloz. Të dashur miq, shumë miq dhe të afërt më thirrën dhe më mbështetën në këtë”, shkroi ai ndër të tjera.
Usyk mposhti Anthony Joshuan me vendim unanim (117-112, 115-113 dhe 116-112), ai fitoi tre nga katër rripat e peshave të rënda.
Tani ai ka një revansh që ishte në kontratën që Joshua e ka shfrytëzuar që atëherë.
/Gazeta Express/








