Ulërinte nga dëshpërimi; vajza e saj 5 muajshe ndërroi jetë pak pasi ishte shtruar në spital në Sondrio të Italisë, por nuk mjaftoi të përjetonte një tmerr të tillë.
Një nigeriane 22 vjeçare është fyer nga pacientët në sallën e pritjes, që u bezdisën nga thirrjet e saj, pasojë e dëshpërimit.
“Mbyllini gojën këtij majmuni”, kishin thënë disa prej tyre. “Nuk jam majmun, jam nënë”, ka replikuar gruaja e intervistuar nga La Repubblica.
“Ai fëmijë ishte për mua një dhuratë nga qielli. i kishim shpëtuar urisë. E kisha ëndërruar prej kohësh, ishte shpresa ime për një jetë më humane”, ka shtuar ajo.
Tragjedia u konsumua brenda një kohe të shkurtër. Kur e kuptoi se e bija, papritur nuk merrte frymë më, gruaja dhe partneri i saj, të dy emigrante nga Bregu I Fildishtë, kishin dalë në rrugë të kërkonin ndihmë.
Dikush I kishte marrë me makinë e i kishte çuar në spital. Mjekët u përpoqën ta shpëtonin vajzën, por ishte shumë vonë.
E ëma ulërinte, nuk rrinte dot në këmbë e përplaste kokën në tokë. Një skenë që disa i preku, por të tjerë i bezdisi, duke ia shtuar nigerianes dhimbjen edhe më shumë.








