Mbrojtësi francez dëshiron ta vazhdojë karrierën në “Old Trafford”, duke u larguar kështu nga "Camp Nou", ku nuk ka lënë gjurmë deri tash
Samuel Umtiti po planifikon të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni, shkruan Gazeta Express.
Mbrojtësi i djathtë do ta preferonte transferimin në Manchester United.
E përditshmja spanjolle “Sport” shkruan se “Blaugrana” i kërkon 130 milionë për kartonin e përfaqësuesit francez.
26 vjeçari nuk e ka gjetur veten si duhet në “Camp Nou” dhe e ka paralajmëruar largimin gjatë verës që vjen.
Nga ana tjetër, “Djajtë e Kuq” janë në kërkim të një mbrojtësi të djathtë dhe futbollisti francez shihet si opsioni ideal. /Gazeta Express/








