United është kundërshtari i Norwich City në çerekfinale të FA Cup.
Manchester United e ka prerë biletën për çerekfinale të FA Cup.
“Djajtë e Kuq” e kanë mposhtur 3-0 në udhëtim Derby Countyn në rundin e pestë të FA Cup, për të kaluar n’çerekfinale, raporton Gazeta Express.
Ardhja e re në afatin kalimtar të janarit, Odion Ighalo, shkëlqeu këtë mbrëmje, duke shënuar dy gola.
Ai realizoi dy herë, për 2-0 dhe 3-0, në minutat 41’ dhe 70’, kurse golin e parë e realizoi mbrojtësi i majtë, Luke Shaw, në minutën e 33’.
Unitedi që nga mbrëmja e së mërkurës e ka ditur kundërshtarin, gjithmonë në rast se do të fitonte sonte, gjë që ia doli.
Kundërshtari i ‘Djajve të Kuq’ është Norwich City, derisa çiftet tjera janë; Manchester City vs Newcastle United, Leicester City vs Chelsea dhe Sheffield United vs Arsenal. /Gazeta Express/








