Sipas raportimeve të “Tuttosport”, Manchester Unitedi është i gatshëm të ofrojë 70 milionë euro për yllin italian Mateo Retegui, por gjithashtu po monitoron edhe mbrojtësin e Interit, Federico Dimarco.
Trajneri i “Red Devils”, Rúben Amorim, thuhet se ka qenë admirues i gjatë i Dimarcos dhe ka tentuar ta sjellë atë në “Old Trafford” që në vitin 2024.
Megjithatë, Dimarco ëndërron të përfundojë karrierën tek Interi, klubi i tij i preferuar, dhe drejtuesit e Nerazzurrëve tashmë po punojnë për një kontratë të re deri në 2029 ose 2030.
Dimarco ka shënuar dy gola dhe ka dhënë tre asistime në gjashtë ndeshje të Serie A këtë sezon, ndërsa kontrata aktuale në “Meazza” skadon në qershor 2027.
Ndërkohë, Retegui u transferua këtë verë tek Al Qadsiah nga Atalanta për 70 milionë euro, pas një sezoni të jashtëzakonshëm ku u shpall golashënuesi më i mirë i Serie A me 25 gola.
Raporti shton se Manchester Unitedi do të ishte i gatshëm të ofronte të njëjtën shifër për sulmuesin italian verën e ardhshme.
Nën drejtimin e Gennaro Gattuso, Retegui ka shënuar pesë gola në katër ndeshjet e para për Italinë këtë sezon./GazetaExpress/








