Pjetri i Madh ishte një nga carët më të mëdhenj rusë, ai e shndërroi vendin në diçka krejtësisht tjetër
Pjetri dëshironte të gjitha gjërat perëndimore, dhe ai arriti të shëndrrojë Perandorinë e tij në një shtet perëndimore.
Ai ishte një autokrat dhe nuk toleronte asnjë kuundërshtim. Donte që të zgjeronte Perandorinë Ruse, duke fituar shumë beteja. Ai madje ishte një nga themeluesit e Rusisë moderne.
Por këto janë disa nga fakte rreth jetës së Carit Rus.
1. Në luftën kundër Perandorisë Turke, ai luftoi si një ushtar. Ai besonte se kjo ishte mënyra e vetme për t’i mundur turqit. Ai dëshmoi se ishte një luftëtar i egër dhe i guximshëm në betejë.
2. Petri ishte ”gjigant”. Ai ishte një nga carët më të mëdhenj, nga të gjithë të tjerët. Gjatësia e tij arrinte deri në 2.03 metra.
3. Ai u martua 2 herë dhe kishte 11 fëmijë, shumë prej tyre vdiqën në foshnjëri, ose në fëmijërinë e hershme. Ai kishte edhe fëmijë të tjerë jashtë martesor.
4. Djali i madh i Pjetrit nga martesa e tij e parë, u dënua për tradhëti nga babai dhe u ekzektua fshehurazi. Thuhej se ai po planifikonte të vriste babanë e tij dhe të merrte fronin.
5. Pjetri besonte se Rusisë i duhej një port, për të qenë një fuqi e madhe. Për këtë arsye ai luftoi me suedezët dhe turqit, për të marrë një port për rusët.
6. Ai ndërtoi marinën e parë ruse. Ai udhëtoi për në Evropë për të marrë teknologjinë dhe njohurinë që ishte e nevojshme për të ndërtuar një marinë, ai gjithashtu punësoi ekspertë të huaj për ta ndihmuar atë.
7. Gjatë një kryengritje e cila bëri që Pjetri të kthehej nga një udhëtim në Evropë, ai i mllefosur me gjendjen në Rusi, ekzekutoi shumë prej tyre me duart e veta. Pjetri dyshohet se ka prerë kokën e shumë prej rebelëve.
8. Besohet se Pjetri i Madh vdiq pasi u përpoq të shpëtonte disa burra të mbytur. Uji i ftohtë shkaktoon në përsëritje të një sëmundjeje të rëndë dhe kjo çoi në vdekjen e tij të hershme, në moshën 45 vjeç.
9. Ndërsa ishte në shtratin e vdekjes, Pjetrit iu kërkua të emërojë trashëgimtarin e tij. Ai kërkoi një stilolaps dhe letër, por para se të mud të shkruante emrin e trashëgimtarit tjetër, ai vdiq.
10. Ai transferoi kryeqytetin e Rusisë, nga Moska në Shën Petersburg.








