Superliga e Kosovës në basketboll ka nisur këtë fundjavë, teksa pati takime interesante dhe rezultate befasuese.
Vëllaznimi mposht Pejën, Proton Cable Prizreni triumfoi ndaj Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Ylli me shumë vështirësi fitoi ndaj Borës, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja mes Bashkimit dhe Trepçës është shtyrë për shkak të angazhimeve në Evropë të mitrovicasve.
Pas përfundimit të gjitha ndeshjeve, Federata e Basketbollit të Kosovës ka zgjedhur edhe MVP për javën e parë.
Këtë çmim e fitoi qendra kosovare Urim Zenelaj i cili pati performance fenomenale me double-double prej 15 pikëve dhe 12 kërcime po ashtu shtoi edhe katër asistime.
Zenelaj ishte i vetmi lojtar shqiptar që ishte edhe pjesë e pesëshes më të mirë të javës.
Në formacionin e javës përveç tij hynë edhe Jawachi Nzeakur i Prishtinës i cili pati 29 pikë, shtatë kërcime e dy asistime, qendra e Vëllaznimit Jason Jitobah i cili luajti me 13 pikë, po aq kërcime dhe dy asistime.
Teksa në pesëshe zunë vend dhe Terrell Broën i Yllit që ishte më i rëndësishme tek suharekasit në fitoren e Borës, duke shënuar 28 pikë, shtuar shtatë kërcime dhe dhuruar dy asistime.
Shamarkus Kennedy po ashtu bënë pjesë në këtë formacion i cili luajti me 14 pikë, 11 kërcime dhe një asistim.
Elita e basketbollit kosovar vazhdon në javën e ardhshme me takime interesante, ku do të takohen Trepça – Golden Eagle Ylli, Bora – Sigal Prishtina, Peja – Proton Cable Prizreni dhe Bashkimi – Vëllaznimi./Gazeta Express








