Zëdhënësi i "Gardës Revolucionare të Iranit", Ramadan Sharif, ka shpërthyer në lot gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në televizion pas konfirmimit të lajmit për vrasjen e gjeneralit iranian Qasem Soleimani, shkruan Gazeta Express.
Soleimani është vrarë nga një sulm ajror i forcave amerikane i urdhëruar nga presidenti i SHBA’së, Donald Trump.
Soleimani ka qenë drejtues i forcave të QUDS, organizatë kjo të cilën Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kishin në listën e organizatave terroriste.
Soleimani gjithashtu konsiderohej si një prej armiqve më të mdhenj të Washingtonit.
Iranian Revolutionary Guards spokesman Ramadan Sharif breaks down on live TV over the news that Soleimani was killed | pic.twitter.com/lPEHakbvlg
— Mike (@Doranimated) January 3, 2020








