Valencia e ka barazuar në 1:1 rezultatin kundër Atalantas, në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, që po zhvillohet momentalisht në Mestalla.
Kevin Gameiro shënoi për 1:1 për skuadrën spanjolle, pas një gabimi të mbrojtësve të Atalantas në minutën e 21-të, raporton Gazeta Express.
Siç qëndrojnë gjërat, Atalanta është duke fituar 5:2 duke e llogaritur edhe rezultatin nga ndeshja e parë në Itali.
Me këtë rezultat, Atalanta kalon në çerekfinale.








