Vashat e Bashkimit kanë arritur që të sigurojnë finalen e playoff-it pas fitores ndaj Penzes me rezultat 53:77.
Gjysmëfinalen e dytë e filloi me super seri Bashkimi i cili qysh në çerekun e parë arriti epërsi dyshifrore.
Ngjashëm ishte edhe periudha e dytë ku Bashkimi edhe më shumë po i afrohej fitores se dytë në gjysmëfinale të playoff-it.
E në pjesën e tretë Penza u mundua që ta afroj rezultatin duke arritur që ta fitoj këtë periudhë por e pamjaftueshme për fitore.
Ndërsa në pjesën e fundit ritmi i lojës së Penzes edhe më shumë ra duke i mundësuar Bashkimit fitore të thellë me rezultat 53:77.
Dy më të dalluarat e Bashkimit ishin Adrienne Williams Godbold me 29 pikë, si dhe Aulona Muhadri me double-double prej 22 pikëve e 13 kërcimeve.








