Ka përfunduar edhe çereku i tretë në ndeshjen e tretë finale mes Golden Eagle Yllit dhe Trepçës.
Në palestrën sportive “13 Qershori” është duke u zhvilluar një ndeshje tejet interesante, teksa rezultati vazhdon të jetë edhe më tej i ngushtë, shkruan Gazeta Express.
30 minutat e parë të kësaj ndeshje janë mbyllur me rezultatin
Kujtojmë se me fitore eventuale sonte, Ylli do të shpallej sërish kampion në Superligën e Kosovës.
Skuadra e drejtuar nga Adis Beciragic në serinë finale është duke udhëhequr me rezultatin 2:0.
Fitorja eventuale e Trepçës, do t’ia siguronte kësaj skuadre edhe një tjetër ndeshje në “Minatori”.
Sipas sistemit të “Play-Off”-it, skuadra që regjistron e para tri fitore në ndeshjet finale, e fiton edhe titullin e kampionit. /Gazeta Express/








