Në ndeshjen që po zhvillohet mes Sevillas dhe Mallorcas, Vedat Muriqi e ka gjetur golin e tij të radhës.
Sulmuesi dardan shënoi në minutën e 67-të të ndeshjes ndaj Sevillas, me ndeshjen që po luhet në “Ramon Sanchez Pizjuan”.
Ai shënoi për golin e barazimit në 1-1, pasi paraprakisht vendasit kishin shënuar përmes Ruben Vargas në minutën e 16-të.
Mallorca pas pesë minutash doli në epërsi përmes Mateo Joseph, në 2-1.
Ky është goli i pestë i Muriqit në La Liga, në tetë ndeshje të zhvilluara në elitën e futbollit spanjoll.
Sezonin e kaluar, Muriqi kishte shënuar shtatë gola në 29 paraqitje në La Liga./GazetaExpress/








