Vedati, teksa po qëndronte jashtë në oborrin e shtëpisë ka diskutuar me Brunon rreth projekteve të tij.
Ai i ka “premtuar” një këngë të re Brunos dhe një mbështetje nga banorët pasi të dalin jashtë.
“Hajt, vëlla se kur të dalim jashtë do ta kesh një postim të çdo kënge të re, unë Stresi dhe Artani të gjithë do ta bëjmë”, ka thënë Vedati.
Ndërkaq, Bruno ka treguar se do të sjellë një duet pas daljes nga shtëpia.
“Kam një duet të përfunduar vetëm xhirimet kanë mbetur”, ka thënë Bruno.
Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.








