Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Blerim Vela ka komentuar vendimin e Gjykatës për rastin e njohur si Pronto, teksa ka bërë thirrje që LV dhe LDK të formojnë sa më shpejtë qeverinë e re, shkruan Gazeta Express.
Vela ka kritikuar përmes një shkrimi në Facebook mosarritjen e një marrëveshje për bashkëqeverisje në mes të LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai ka thënë se PDK po përkujdeset që të lëshojë certifikata të “pafajësisë” nga gjykatat për korrupsionin derisa LV dhe LDK vazhdojnë betejën e egove politike dhe nuk gjejnë zgjidhje për bashkëqeverisje.
“LV dhe LDK bartin përgjegjësin e plotë për secilën ditë vonesë në krijimin e qeverisë dhe re dhe fillimin e punës në luftën kundër krimit dhe korrupsionit”, ka shkruar ai, duke shtuar se interesi politik duhet të jetë para egove dhe sedrës së individëve./GazetaExpress/








