“Vëllai i Madh” ka zbuluar sfidën më të re për banorët e Big Brother VIP Kosova.
Luajtja bilardo me sy të mbyllur është varianti më i ri provokues për konkurrentët.
“Banorë, është koha për lojë! Ju duhet të gjeni bashkërisht një protagonist i cili do të luaj një lojë bilardoje. Njëherit, lojtarët e tjerë do e zgjedhin nga një numër në një kupë, numrin duhet ta mbani për vete pa ia treguar askujt. Pas gjuajtjes së parë, gjuajtësi duhet të fillojë të fusë topat në vrima njëri pas tjetrit. Pas shënjestrës duhet t’i mbyllën sytë dhe me sy të mbyllur duhet ta fusë topin në vrimë. Banorët kanë të drejtë ta nxisin gjuajtësin duke i dhënë drejtime majtas apo djathtas, por jo t’i tregojnë se cilin numër e kanë”, u tha në njoftim, të cilin e lexoi Adri.
Kuptoni më shumë detaje duke e ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.








