Vëllaznimi ka regjistruar fitoren e parë për këtë sezon në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.
Pas humbjes nga Bashkimi, skuadra gjakovare shënoi fitore ndaj Rahovecit në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë – shkruan Gazeta Express.
Për “Vreshtarët” ishte kjo humbja e parë, pasi në javën e parë triumfuan kundër Golden Eagle Yllit.
Ndeshja e zhvilluar sonte në palestrën “Shani Nushi” ka përfunduar me rezultatin 94:87. Fituesi i kësaj ndeshje u përcaktua pas dy vazhdime.
William Brown dhe Anthony Adger ishin dy basketbollistët më të dalluar në fitoren e vendasve. Të dytë shënuan nga 18 pikë.
Te mysafirët u dallua Jahi Carson me 26 pikë.
Vëllaznimi në ndeshjen e javës së tretë do të luajë në udhëtim te Sigal Prishtina, kurse Rahoveci e pret Trepçën. /Gazeta Express/








