Ish-banori i shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2, Vesa i ka dalë në mbrojtje Edona James, ish-banores tjetër për një intervistë të sajën që ka qarkulluar në rrjete sociale të cilën e kishte realizuar para 10 vjete për një mediu serb.
Vesa në Post Big Brother tha se Edona asnjëherë nuk ka thënë se ndjehet serbe.
“Intervista e Edonës me siguri ka qenë para më shumë se dhjetë vjet, edhe në atë kohë e kanë bullizuar shqiptarët, në këtë mënyrë edhe e ka bërë intervistën, është ndjerë shumë keq”.
“Nuk është ndjerë shqiptare, është ndjerë gjermane, por kurrë nuk ka thënë se është ndjerë serbe. E di unë përmendësh intervistën”, ka thënë Vesa. /Klankosova.tv








