Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka shkruar një letër për Haxhi dhe Qamë Demakun, prindërit e vëllezërve Demaku, të cilët po mbahen në burg.
Në letrën, që Veseli e ka publikuar edhe në Facebook ai ka shkruar se po bëhet padrejtësi në emër të drejtësisë.
“Padrejtësia në emër të drejtësisë është e rëndë. Vështirë e përballueshme, por unë e di se ju jeni prindër të fortë. Jeni të pathyeshëm. Ashtu siç ishit në prillin e vitit 1999, kur qëndronit të fortë pranë trupit të djalit të vrarë dhe na jepnit forcë edhe neve, bashkëluftëtarëve të tij, që të mos thyheshim, edhe në ato momente kur rreth e rrotull ishin me mijëra trupa të ushtrisë serbe. Sepse, përpara kishim një qëllim të madh, një ëndërr të madhe, për të cilën atë ditë ra djali juaj, Xhevati, bashkë me shumë trima të tjerë”, ka shkruar ai./Express/








