Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka arritur në Kuvend, me ç'rast në orën 15:00 pritet të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Gjatë ditës së djeshme ka dështuar për t'u nënshkruar një marrëveshje për koalicion ndërmjet Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur lideri i VV-së, Albin Kurti, i cili ka dalë përmes një videoje ku ka treguar se nuk ka marrëveshje me LDK-në pasi që ajo nuk i ka pranuar kushtet të cilat i janë ofruar nga LV-ja.
Kurse nga ora 15:00 do të mbahet seanca konstituive e legjislaturës së shtatë pas zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit.









