Protestat masive janë përballur me dhunë në shumë shtete, katedralja Notre Dame është djegur, një aktor komik është bërë president i Ukrainës, para se të përfshihej në një mosmarrëveshje të brendshme në politikën e brendshme amerikane, derisa një adoleshente ka nisur thirrjet globale për ndryshimet klimatike. Më poshtë gjeni disa nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit 2019.
Njerëzit kanë protestuar para ndërtesës së parlamentit në Shkup më 9 janar. Ata kanë protestuar planin për t'i ndryshuar emrin shtetit në Maqedonia e Veriut. Kompromisi me Greqinë, që ka hyrë në fuqi një muaj më vonë, është parë si pikë kthese për ambiciet e këtij shteti për t'u anëtarësuar në NATO dhe Bashkimin Evropian./REL
2Një vajzë nga Anapra, lagje në periferi të qytezës, Ciudad Juarez në Meksikë, shihet duke prekur duart me një tjetër person përtej ndalesës kufitare me Shtetet e Bashkuara, më 26 shkurt. Kjo ndalesë është vetëm një prej masave të kufizimit të presidentit amerikan, Donald Trump për të ndalur migrantët nga kufiri jugor i Shteteve të Bashkuara. 3Një zyrtar policor duke gjuajtur plumba gome gjatë një proteste kundër qeverisë së presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro në Karakas më 23 janar.4Një grua iraniane duke i bërë fotografi vetes dhe shoqeve të saj gjatë një ceremonie për të shënuar 40-vjetorin e Revolucionit Islamik në Teheran më 11 janar. 5Një ushtar i "batalionit special të kërkimit" në ministrinë bjelloruse të Mbrojtjes, duke marrë pjesë në zhvarrosjen e personave nga një varrezë masive, të cilët janë vrarë në një lagje hebreje gjatë pushtimit nazist në Luftën e Dytë Botërore.6Presidenti amerikan, Donald Trump duke shtrënguar duart me liderin verikorean, Kim Jong Un, pas një samiti në një hotel në Hanoi të Vietnamit më 27 shkurt. 7Banorët e një fshati në Afganistan duke bartur dele në një zonë të vërshuar në provincën Kandahar më 2 mars. Të paktën 20 persona kanë vdekur nga vërshimet kanë thënë Kombet e Bashkuara, pasi shirat e rrëmbyeshëm kanë dëmtuar mijëra shtëpi. 8Një makinë shihet duke lëvizur mbi akull në Lumin Yenisei të Rusisë më 3 mars.9Mohammed Nadir (në mes) shihet duke qarë teksa dëgjon lutjet për viktimat e një sulmi me të shtëna masive në Kristçërç të Zelandës së Re, në të cilin kanë vdekur 50 persona më 15 mars. 10Aktori komik ukrainas dhe kandidati presidencial, Volodymyr Zelenskiy duke luajtur pingpong në selinë e fushatës së tij në Kiev më 31 mars, pas zgjedhjeve. Zelenskiy është inauguruar si president në muajin maj, pasi ka fituar kundër rivalit të tij, Petro Poroshenko.11Disa migrantë duke protestuar afër një kampi refugjatësh në fshatin Diavata të Greqisë më 6 prill. 12Disa pëllumba duke fluturuar para një fotografie të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan në Bursa më 7 prill. 13Disa fëmijë të komunitetit rom, duke luajtur me rrobat e tyre në kampin Plemetin në Kosovë, në Ditën Ndërkombëtare të Romëve më 8 prill. 14Katedralja, Notre Dame në Paris, e përfshirë nga flakët më 15 prill. 15Shenjat e gjakut shihen në statujën e Krishtit, pas një shpërthimi me bombë në Kishën Shën Sebastiani në Shri Lankë më 21 prill. Pas një serie të shpërthimeve kanë vdekur 259 persona për Festën e Pashkëve. Militantët e grupit ekstremist, Shteti Islamik kanë marrë përgjegjësinë. 16Palestinezët shohin dëmet e ndërtesave të shkatërruara pas sulmeve izraelite në jug të Rripit të Gazës më 5 maj.17Ahmad Sayed Rahman, afgan 5-vjeçar, i cili ka humbur këmbën e djathtë pasi është qëlluar me plumb, shihet duke vallëzuar me këmbë protetike në spitalin e Kryqit të Kuq për viktima të luftës dhe persona me nevoja të veçanta. Kabul, 7 maj.18Detajet e një fustani të veshur në ceremoninë e hapjes së Festivalit të Filmit në Kanë të Francës më 14 maj. 19Një person duke evakuuar një fëmijë të plagosur, pas raportimeve për sulme ajrore nga forcat siriane dhe aletët e tyre në qytezën Maaret Al-Noman të provincës Idlib, më 26 maj.20Zjarret pyjore duke kërcënuar fshatin Melnichnaya Pad në rajonin Irkutsk të Rusisë më 27 maj. Vullnetarët kanë arritur të shuajnë zjarrin, ashtu që të mos prekë një kamp veror fëmijësh.21Një grua duke marrë pjesë në një paradë të komunitetit LGBT (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor) në Bukuresht të Rumanisë më 22 qershor.22Aeroplanët 737 Max të kompanisë ajrore, Boeing shihen të parkuar në Uashington më 1 korrik, pasi autoritetet e aviacionit kanë ndalur fluturimet me këtë lloj pajisjeje, meqë nga rrëzimi i dy prej tyre kanë vdekur qindra persona.23Inga Kudracheva shihet duke bërtitur pasi autoritetet tentojnë të arrestojnë të dashurin e saj, Boris Kantorovich, në një protestë kundër qeverisë në Moskë më 27 korrik. 24Shumë persona duke mbajtur në duar telefonët e tyre, teksa kanë dëgjuar emrat e viktimave të një sulmi me të shtëna masive në një ceremoni përkujtimore më 14 gusht në El Paso të Teksasit.25Një grua shihet në qytezën Tal Tamr, afër zonës kurde, Ras sl-Ain, përgjatë kufirit me Turqinë më 16 tetor. Tymi është shfrytëzuar për t'ua vështirësuar pamjen aeroplanëve turq, gjatë ofensivës së tyre, që ka pasur cak kurdët në zonën kufitare.26Disa gra hinduse luten pranë ujërave të ndotur në Liqenin Yamuna, gjatë një feste fetare në Nju Delhi më 3 nëntor.27Një mural i aktivistes suedeze, Greta Thunberg, në San Francisko të Kalifornisë më 12 nëntor. Murali është krijuar nga artisti argjentias, Andres Iglesias. 28Disa zyrtarë policorë shihen duke hedhur gaz lotsjellës kundër mbështetësve të ish-presidentit të Bolivisë, Evo Morales gjatë një proteste në La Paz më 13 nëntor.29Një polic shihet duke dëmtuar një çadër të protestuesve pro-demokracisë gjatë përleshjeve në mes të të dyja palëve në Hong Kong, më 18 nëntor.30Pamje nga një protestë kundër qeverisë në Tbilisi të Gjeorgjisë më 18 nëntor. Policia shihet duke hedhur topa uji kundër protestuesve.31Separatistët pro-rusë largojnë një minë rrugore në rajonin Donetsk në lindje të Ukrainës më 19 nëntor.32Disa gra duke kaluar afër një dege të bankës, Melat, e cila është djegur gjatë protestave kundër rritjes së çmimit të naftës më 20 nëntor në qytetin Shahriar të Iranit. Irani ka rritur çmimet e naftës për 50 për qind në muajin nëntor, duke nxitur protesta në shumë qytete.33Një protestues i plagosur shihet duke pranuar ndihmën e parë gjatë përleshjeve me forcat e sigurisë në Bagdad më 28 nëntor. Protestat kundër qeverisë kanë përfshirë kryeqytetin e Irakut, pasi aktivistët kanë akuzuar liderët për korrupsion, si dhe kanë pretenduar se autoritetet kanë lejuar rritjen e ndikimit të Iranit në punët e brendshme të Irakut.34Presidenti amerikan, Donald Trump duke folur para mediave afër Shtëpisë së Bardhë më 2 nënor, teksa Dhoma e Përfaqësuesve ka konsideruar miratimin e akuzave kundër presidentit, në mënyrë që të nisin procedurat për shkarkimin e tij.35Presidenti rus, Vladimir Putin, presidenti francez, Emmanuel Macron (në mes), dhe homologu i tyre ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, teksa janë takuar në Pallatin Elysee në Paris më 9 dhjetor. Ky ka qenë takimi i parë mes Putinit dhe Zelekskiyt, në tentim për t'i dhënë fund luftës pesëvjeçare në rajonin Donbas, në lindje të Ukrainës.36Disa migrantë duke mbledhur gjëra të shfrytëzueshme në kampin në Vuçjak, në veriperëndim të Bosnjës më 11 dhjetor. Një ditë më parë, autoritetet boshnjake kanë evakuuar kampin, për shkak të mungesës së ujit të pijshëm dhe gjërave tjera themelore për jetesë.37Sondazhet në ndërtesën e BBC-së në Londër tregojnë se kryeministri britanik, Boris Johnson nga Partia Konservatore mund të ketë fituar 368 ulëse në parlament, pas mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme më 12 dhjetor.