Hysni Gucati, kryetar i OVL – UÇK ka njoftuar se është ftuar në cilësinë e dëshmitarit nga Gjykata Speciale edhe Burim Fazliu, raporton Gazeta Express.
Përmes një shkrimi në Facebook Gucati ka shkruar se sot kanë marrë ftesë Burim Fazliu dhe Selim Krasniqi, të dy nga Zona Operative e Pashtrikut.
“I ftuar nga Gjykata Speciale është Burim Fazliu cilësinë e dëshmitarit edhe Selim Krasniqi cilësinë e të dyshuarit nga Zona Operative e Pashtrikut”, ka shkruar ai./Express/








