Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, në emisionin Pressing të T7, ka propozuar se si duhet të zgjidhet çështja e postit të presidentit.
Osmani ka thënë se ideja është që të propozohet një kandidat konsensual nga të dyja partitë.
“Unë akoma insistoj për kandidat konsensual për president, person ky i cili mund të vijë nga Lidhja Demokratike e Kosovës apo nga Lëvizja Vetëvendosje”, është shprehur Osmani.
Tutje, ajo tregoi se si mund të zgjidhej presidenti i shtetit pas një viti e gjysmë.
“Kandidati konsensual bëhet i tillë kur kandidati i merr 2/3 e votave në Kuvendin e Kosovës. Pra jodetyrimisht duhet të jetë jashtë koalicionit qeverisës”, ka thënë Osmani.








