Ka nisur shpërndarja e ndihmave të ndryshme të mbledhura nga edicioni i katërt i mini-maratonës “Vrapo Babadimër”.
Të premten, shpërndarja është bërë në Prishtinë dhe në Mitrovicë, për të vazhduar edhe në qytetet e tjera të Kosovës, ditëve në vazhdim.
Gjithsej, do të ndihmohen 700 familje.
Qëllimi kryesor i kësaj iniciative është rritja e donacioneve për t’i ndihmuar familjet e varfra në Kosovë me rastin e festave të fund vitit.









