Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka shkruar pas vrasjes së Gjeneralit Qasem Soleimani nga forcat amerikane në Irak, se Kosova qëndron e palëkundur në përkrahje të SHBA-së, shkruan Gazeta Express.
Hardinaj ka shkruar se veprimet e fundit vetëmbrojtëse ndaj gjeneralit Soleiman janë mbrojtje jo vetëm për SHBA-në, por për lirinë dhe demokracinë gjithandej.
“Ne dënojmë ashpër sulmet e Iranit dhe çdo shteti që kërkon të shkatërroj paqen në Irak dhe vendet tjera. Në këto tensione Irani dhe përkrahësit e këtij shteti duhet të ndërmarrin hapat e domosdoshëm që te mos eskalojnë situatën. Kosova qëndron pranë Amerikës dhe do ta shtojë përkrahjen ndaj Koalicionit Global të udhëhequr nga ShBA-të”, shkroi Haradinaj. /GazetaExpress/








